Home » Basketbolli i Kosovës » Kërkojnë ndihmën e policisë speciale

Kërkojnë ndihmën e policisë speciale

FBK - logo.Nazmi Paçarada, Komisar i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka kërkuar zyrtarisht nga policia e Kosovës që të bëjë përcjelljen e gjyqtarëve.

Madje Paçarada ka kërkuar që përcjellja të bëhet nga njësia e policisë speciale, kësisoj gjyqtarët të kenë përcjellje nga vendet e caktuara drejt palestrës dhe pas përfundimit të ndeshjeve që zhvillohen në fundjavë përkatësisht java e 14-të e stinorit vjeshtor të Technomarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo kërkesë bëhet me qëllim që gjyqtarët dhe vëzhguesit të kenë siguri të plotë dhe t’i shpëtojnë ndonjë të keqes së mundshme që mund t’i ndodh para ose pas ndeshjeve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni