Home » Hendboll » Keq e më keq

Keq e më keq

Katër klubet e hendbollit nga Kosova që bëjnë pjesë në garat evropiane, si Kastrioti i Ferizajt, kampion, Besa Famiglia nga Peja, fitues i kupës (meshkujt), Prishtina, kampione, Kastrioti, fitues i kupës (femrat) janë në hamendje të përforcohen apo jo.

Në afatin kalimtar që ka nisur prej një korrikut asnjëra prej këtyre skuadrave nuk ka sjellë përforcime adekuate përveç Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) që është përforcuar me Alban Dobroshin e Prishtinës. Kryetari i klubit ferizajas, Izet Rushiti, tha se Kastrioti ka vazhduar kontratën edhe me tre hendbollistë.

“Me Alban Dobroshin jemi përforcuar, por ende nuk kemi arritur marrëveshjen me portierin e Prishtinës, Hektor Dobroshin. Kemi vazhduar kontratën edhe për një vit me portierin Bardhyl Abazin, dy maqedonasit Koqo e Risto Trajkovskin’, tha Rushiti. Klubi i hendbollit Prishtina (femrat), që merr pjesë në kupën e EHF-it është në negociata me gjashtë hendbolliste jashtë Kosovës. Kryetari i klubit prishtinas, Nebi Zariqi tha se bisedimet rrjedhin mjaft mirë, por finalizimi i marrëveshjes pritet deri në fund të javës. “Në bisedime jemi me tri hendbolliste nga Kale e Maqedonisë si dhe me tri nga Bullgaria”, tha Zariqi.

Emrat e këtyre hendbollisteve nuk bëhen të ditur, por sipas Zariqit, shpreson se shumica nga të negociuarat do të jenë pjesë e klubit bardhë e kaltër. Zariqi theksoi se Prishtina do të jetë e përforcuar dhe me bindje se lehtë do të kalojnë rrethin e parë të kupës së EHF-it. “Në rrethin e parë do të takohemi me një islandezet ose qipriotët dhe pa telashe do të kalojmë rrethin”, shpreh bindjen Zariqi. Ahmet Hysenaj-Petrova, kryetar i Kastriotit, gjatë kësaj jave ka pasur biseda të fshehta me tri hendbolliste nga Mali i Zi, por asgjë nuk ka zyrtare. “Në javën e ardhshme mund të ketë edhe të reja në këtë klub”, tha Hysenaj.

Kastrioti që merr pjesë në kupën e fituesve të kupave përgatitjet i ka shtyrë për një gusht dhe deri atëherë shpresojnë se do të janë komplet me përforcime të reja. KH Besa Famiglia nga Peja, garon në kupën e fituesve të kupave, mëton suksese në arenën ndërkombëtare. Edhe ky k klub është në bisedime me disa hendbollistë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, tha se 12 gushti është dita e fundit që klubet ta paraqesin emëroren e hendbollistëve në EHF. Deri më tash asnjë përforcim zyrtar në FHK, kjo është shenjë se punët janë keq e më keq nëpër klube.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , , ,

Komentoni