Home » Volejboll » Kemi rast për titull

Kemi rast për titull

shqipe musliuVolejbollistja Shqipe Musliu, që luan në repartin e pasueses, thotë se është e bindur se me Skenderajn në stinorin pranveror mund të luftojnë për kupë dhe për titullin e kampionit të Kosovës.

“E kam gjetur veten mirë në radhët e klubit të Skenderajt. Renditja në vendin e tretë me 14 pikë dhe katër më pak se i pari në tabelë, Kastrioti, na motivojnë në stinorin pranveror të luftojmë për të gjitha trofetë. Nuk dallojnë shumë në cilësi lideri i tabelës me klubin tonë.

Më një përqendrim më të madh mendoj se do të arrijmë ta fitojmë kupën dhe titullin. Në KV Skenderaj është duke u punuar me përkushtim të madh, si dhe kushtet për stërvitje janë tejet të mira”, tha Musliu.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni