Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » KEK’u ka shpresa për kualifikim

KEK’u ka shpresa për kualifikim

flamuriGoli i shënuar në Moskë, është motiv shumë i madh për ne pasi do të mundohemi ta shfrytëzojmë në maksimum epërsinë e fushës vendase për tu kualifikuar në botërorion e radhës “Afrika e Jugut” 2010.

Këto ishin fjalët e selektorit të Sllovenisë, Matjaz Kek, për mediat e shumta evropiane që po përcjellin përgatitjet e kësaj përfaqësuese për duelin e kthimit kundër Rusisë.

Rusia në duelin e parë të zhvilluar të shtunën në Moskë mposhti Slloveninë me rezultat 2:1, por selektori Slloven mendon se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë për të siguruar njëvend në mesin e 32 kombatreve.

“Deri më tani kemi fituar shumë ndeshje me rezultatin 1:0 i cili na duhet edhe këtë herë.

Megjithatë kundër Rusëve të palodhur kërkoj shumë më shumë ka thënë Kek nga Ptuj, aty ku Sllovenia po i zhvillon stërvitjet e fundit para duelit që zhvillohet të mërkurën në Lublanë.

Sllovenia vetëm një herë më parë kishte siguruar plasman në një kampionat botëror dhe atë në vitin 2001, ndërsa kryeministri i këtij shteti Borut Pahor, në tentim për ti motivuar futbollistët për kualifikim në botërorin e radhës u ka dhënë një premtim të quditshëm të gjithë futbolistëve.

“Do t’ua pastroj publikisht të gjithëve këpucët, normalisht nëse kualifikoheni”

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni