Home » Kampionati Kosovar » KEK-u me mungesa drejt Gjakovës

KEK-u me mungesa drejt Gjakovës

sokoiliKryetrajneri i KF KEK-ut, Bylbyl Sokoli do të ketë mjaft vështirë që ta komponojë përbërjen e parë, pasi që tre futbollistë i mungojnë për kupë në ndeshjen kundër Vëllaznimit.

“Në Gjakovë kundër Vëllaznimit shkojmë pa tre futbollistë standard, Valon Bajramin, Mensur Simnicën e Kastriot Rexhën. Këta futbollistë janë të lënduar, por me gjithë mungesën e tyre do të orvatem të dëshmojmë lojë të hapur dhe të mirë.

KEK-u nuk është i ngarkuar si të fitojë ndeshjen, por synimi është që të dëshmojmë lojë cilësore dhe t’i kënaqemi dashamirët e futbollit. Shpresojmë se do të jetë lojë më rivalitet të madh dhe le të fitoi ai që e meriton”, tha Sokoli./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni