Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Keane ka akuzuar FIFA’n

Keane ka akuzuar FIFA’n

KeaneDublin, 19 nëntor – Sulmuesi dhe kapiteni i Irlandës, Robbie Keane, ka akuzuar Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) se nuk e ka dashur Irlandën në Botërorin 2010 të futbollit.

Irlanda të mërkurën mbrëma barazoi me Francën pas lojës shtesë (1:1) në Paris dhe kjo nuk i mjaftoi të shkojë në Afrikë të Jugut vitin tjetër, pasi humbi ndeshjen e parë të barazhit në Dublin 0:1, të shtunën që shkoi.

Koha e rregullt përfundoi 0:1 për Irlandën. Golin e barazimit për Francën e shënoi William Gallas në minutën e 103-të, mirëpo më herët topi u ndal me dorë nga Thierry Henry fare pranë golit. Arbitri suedez Martin Hansson, heshti.

“Jemi të zhgënjyer. Ajo lojë me dorë është vërejtur. Është e qartë se FIFA nuk ka dashur që Irlanda të kualifikohet në Botëror.

Ministri i Drejtësisë në Irlandë, Demot Ahern, planifikon të kërkojë nga FIFA të përsërisë ndeshjen.

“Do të kërkoj nga presidenti i Federatës sonë që t’i dërgojë letër FIFA-s ku do të kërkohet përsëritja e ndeshjes. Pasi që nuk jemi shtet i madh, sigurisht kërkesa jonë do të refuzohet.

Mirëpo, këtë ua kemi borxh mijëra tifozëve tanë. Thierry Henry madje tregon se edhe arbitrit i ka treguar se ka luajtur me dorë, mirëpo ky nuk e ka ndërruar vendimin.

Miliona njerëz kanë parë se kishte gabim të dyfishtë në atë aksion ku u shënua goli. Vetëm arbitri nuk i ka ‘parë’ ato”, ka thënë Ahern.

Edhe vetë lojtarët e Irlandës shpresojnë që ndeshja të përsëritet.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni