Home » Skijim » Kathrin Zettel sërish triumfoi në Maribor

Kathrin Zettel sërish triumfoi në Maribor

Pas fitores së të shtunës në disiplinën e sllallomit të madh austriakja Kathrin Zettel ka triumfuar edhe në garën e sllallomit që në kuadër të Kupës së Botës është zhvilluar sot në Maribor të Sllovenisë.

Zettel deri te fitorja ka arritur me kohën e përgjithshme prej 1:42.98 dhe për 71 të qindtat ishte më e shpejtë se skitarja sllovene Tina Maze, derisa vendi i tretë i ka takuar gjermanes Maria Riesch. Kjo e fundit me pozitën e tretë në Maribor ka arritur të merr kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, duke lënë pas vetes kampionen aktuale, amerikanen Lindsey Vonn, e cila nuk ka arritur të kualifikohet për garën e dytë.

Në renditjen e përgjithshme kryeson Riesch me 922 pikë, kurse Vonn ka 28 pikë më pak, si dhe Zettel është e treta me 829 pikë. Skitarja gjermane prin edhe në renditjen e sllallomit me 433 pikë, derisa austriakja ka 23 pikë më pak. Kupa e Botës në konkurrencën e femrave do të vazhdojë në disiplinën e super sllallomit të madh që do të mbahet në Itali më 22 janar.

Rezultatet

1. K. Zettel (Aus) 1:42.98

2. T. Maze (Sll) +0.71

3. M. Riesch (Gjer) +1.28

4. S. Riesch (Gjer) +1.36

5. S. Aubert (Fra) +1.72

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni