Home » Kampionati Spanjoll » Katër të skuqur në derbin e çmendur brazilian

Katër të skuqur në derbin e çmendur brazilian

kartonFutbollisti i Sao Paulos, Richarlyson u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ndodhi çmenduria.

Tre futbollistët e Botafogos: Juninho ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 81-të, pastaj Dantas (90′) e Jobson që ishte shënuesi i dyfishtë i kësaj ndeshje (90′). Kjo ishte një karakteristikë e një ndeshje tejet dramatike, me tensione dhe me të skuqur që u fitua më shumë mund e djersë nga Boitafogo.

Skuadra e njohur braziliane, Sao Paulo humbi ndeshjen si mysafirë me rezultat 2:3 nga Botafogo. Por kjo ndeshje e javës së 36-të të Kampionatit të Brazilit kishte dy të veçanta. E para, gjyqtari ka ndëshkuar katër futbollistë me karton të kuq, tre të Botafogos dhe një të Sao Paulos.

E dyta, ky ishte derbi i skuadrave që sa herë takohen kanë rivalitet të madh apo më mirë të themi derbi i të çmendurve. Shikuar në renditjen e tabelës, Sao Paulo është larg me pikë sepse e kryeson tabelën me 62 pikë, ndërsa Botafogo lufton me të gjitha forcat për mbetje në ligë. Kjo skuadër fitoi ndeshjen me rezultat 3:2 megjithëse se ishte pa dy futbollistë me pak në fushë. Botafogo gjithmonë është rival i tmerrshëm për Sao Paulon.

Jobson në minutën e 15-të shënoi për epërsinë e mikpritësit, ndërkaq mysafirët barazojnë 1:1 në minutën e 45-të me golin e Washingtonit. Wagner në minutën e 56-të kaloi në epërsi 1:2 Sao Paulon. Nuk zgjati më shumë se tre minuta dhe barazohen shifrat 2:2.

Autorë i golit Renato. Kreatorë i fitores së madhe ishte futbollisti Jobson në minutën e 89-të dhe njëherësh ishte shënues i dyfishtë. Botafogo mban vendin e 16-të me 44 pikë, ndërsa Sao Paulo me 62 pikë prin aktualisht në renditje dhe një ndeshje më shumë se i dyti, Flamengo, që ka 60 pikë.

Kush janë të skuqurit? Futbollisti i Sao Paulos, Richarlyson u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 71-të. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ndodhi çmenduria. Tre futbollistët e Botafogos, Juninho ndëshkohet në minutën e 81-të, pastaj Dantas (90′) e Jobson që ishte shënuesi i dyfishtë i kësaj ndeshje (90′). Kjo ishte një karakteristik e një ndeshje tejet dramatike, me tensione dhe me të skuqur që u fitua më shumë mund e djersë nga Botafogo.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni