Home » Hendboll » Kastrioti me kryetar të ri dhe pa trajner

Kastrioti me kryetar të ri dhe pa trajner

Përderisa drejtuesit e klubit të hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat) e zgjodhën problemin e kryetarit, atyre fatkeqësisht iu shtohen telashet të tjera.

Ata mbesin pa trajner sepse Xhavit Morina edhe zyrtarisht thotë se nuk do të jetë kryetrajner. “Të qëndrojë edhe më tutje trajner në KH Kastrioti nuk ka mundësi për faktin se jam i ngarkuar me punë të jetës private. Kontributin tim mund të jap si anëtar i kryesisë, por jo edhe si trajner më”, tha Morina.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Mustafë Miftari tha se është zgjedhur për kryetar të klubit Lulzim Aliu. “Është një punëtorë i dalluar dhe afarist i njohur ferizajas, Lulzim Aliu. Mendoj se kemi bërë zgjidhjen e duhur për kryetar dhe që do ta forcojë edhe më shumë klubin. Brenda dhjetë ditëve do të mbajmë edhe Kuvendin zgjedhor në KH Kastrioti dhe do të zgjedhën edhe organet të tjera.

Synimi ynë është të kompletojmë klubin në të gjitha aspekte dhe të përforcojmë edhe më dy-tri hendbolliste të reja e të talentuar brenda dhe jashtë Kosovës. Të gjitha hendbollistet që luajtën në stinorin vjeshtor do të jenë pjesë e skuadrës dhe nuk do të largohet asnjëra nga to”, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit, Miftari.

Trajneri në dorëheqje me gjithë dy humbjet që i ka pasur në vjeshtë nga Prishtina dhe Kosova e Vushtrrisë, nuk e ka fajësuar askënd në klub, por sipas tij, fajtorët e këtyre humbjeve më së miri i dinë organet kompetente brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës.

“Vendi i dytë me 15 pikë ose katër më pak se Prishtina nuk është pasqyrë reale. Më të vërtetë jemi dëmtuar rëndë në dy ndeshje. Në Ferizaj luajtëm baras me Prishtinën, ku ashiqare na është vjedhur një pikë. E dyta, në Vushtrri kemi humbur pa meritë nga Kosova. Kemi pasur presione nga shikuesit dhe për të cilën gjë e dinë më së miri organet kompetente në FHK”, tha Morina.

Miftari ka shtuar se me gjithë se janë katër pikë minus nga kreu i tabelës, i sheh gjasat e mëdha në luftë për kupë dhe për titull. “Nuk ka gjë që nuk arrihet. Kemi potencial dhe forcë për t’i arritur të gjitha trofetë. Prishtina nuk është shumë më pikë, katër pikë nuk janë asgjë, ka ndeshje shumë dhe mund edhe ta kalojmë.

Jemi klubi që kemi investuar më së shumti dhe më kushtet më të mira. Besoj se në pranverë do të jemi shumë më të organizuar dhe gabimet e vjeshtës nuk do të përsëriten”, tha Miftari.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni