Home » Hendboll » Kastrioti kampion me pikë – Vëllaznimi me përjashtime!

Kastrioti kampion me pikë – Vëllaznimi me përjashtime!

Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka shkuar si është më së miri hiq një ndeshje të regjistruar me rezultat zyrtar Kosova (V)-Rahoveci (10:0).

Nga 56 ndeshje janë zhvilluar gjithsej 55 takime pa ndonjë incident të theksuar. Sekretari i Komisionit të garave të FHK-së, Sedat Zhuri , tha se stinori vjeshtor ka pasur një zhvillim të mirë dhe që ka qenë shembull për sporte të tjera. Kastrioti i Ferizaj është kampion vjeshtor me 26 pikë, duke e lënë pas vetes Prishtinën me 23 pikë. Përderisa Kastrioti është kampion vjeshtor, një epitet të tillë për përjashtime e ka fituar KH Vëllaznimi i Gjakovës.

Kjo skuadër fatkeqësisht ka pasur më së shumti përjashtime gjithsej 164 minuta. Pas Vëllaznimit me përjashtime renditën: Besa Famiglia nga Peja me 140 minuta, Kastrioti 136, Trepça e Mitrovicës 130, Prishtina 128, Drenica e Drenasit 90, dhe më së paku përjashtime ka pasur Rahoveci gjithsej 52 minuta. Nga 55 ndeshje të zhvilluara gjithsej skuadrat janë përjashtuara 1024 minuta ose mesatarja për ndeshje është 18.62 minuta.

Nga ana tjetër, janë dhënë 511 shtatëshe dhe të realizuara janë 309. KH Vëllaznimi ka pasur më së shumti shtatëshe gjithsej 76 dhe të konkretizuara 43. Më pas radhiten: Prishtina 72 (50), Besa Famiglia 66 (49), Trepça 52 (35), Drenica 51 (35), Kosova 50 (33) dhe Rahoveci 48 (29).

Të gjitha këto të dhëna me shifra dhe fakte i bëri të ditur Sedat Zhuri. Skuadra e cila është më me së paku përjashtime Rahoveci, zë vendin e fundit në tabelë me zero pikë.

Sa i përket shikueshmërisë nuk ka qenë në nivelin e pritur, me përjashtim kur janë zhvilluar kryendeshjet, si në mes Kastriotit e Besës apo Besës e Kastriotit, Besa-Prishtina dhe Kastrioti-Prishtina, që ka kaluar shifrat mbi një mijë shikues. Cilësia ka qenë sikur një kampionat më parë dhe kjo është vërejtur në shumë ndeshje, përveç që rivaliteti ka qenë më i madh.

Emërorja e shënuesve më të mirë në vjeshtë

1.Avni Istrefi (Trepça) 112 gola

2. Shkëlzen Kërtoku (Kosova) 111

3. Muhamed Maloku (Kastrioti) 106

4. Alban Dobrohi (Kastrioti) 106

5. Hamëz Gjuka (Vëllaznimi) 99

6. Aldrin Zeka (Besa Famiglia) 85

7. Kushtrim Kastrati (Drenica( 82

8. Muhamet Dubovci (Drenica) 79

9. Abedin Mehani (Drenica) 73

10. Riad Shabanaj (Kosova) 70

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni