Home » Hendboll » Kastrioti e mundi Drenicën

Kastrioti e mundi Drenicën

hentbolKastrioti i Ferizajt e ka përfunduar në pozitën e parë stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kjo skuadër nga 14 ndeshje ka shënuar 13 fitore, duke pësuar një humbje dhe me 26 pikë bëhet kampion vjeshtor.

Ata në ndeshjen e javës së fundit të stinorit vjeshtor me rezultat 35:21 deklasuan Drenicën e Drenasit. Kastrioti ka krijuar një epërsi të mirë në tabelë, tri pikë para përcjellësit kampionit në fuqi, Prishtinës.

“Dëshmuam lojërat më të mirë gjatë këtij stinorit dhe natyrisht se edhe me meritë u bëmë kampion vjeshtor. Kastrioti edhe në pranverë do të ruaj këtë pozitë sepse ka potencial të hendbollistëve”, tha trajneri Verim Zherka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni