Home » Hendboll » Kastrioti “lutet” Vëllaznimi ta mposhtë Prishtinën!

Kastrioti “lutet” Vëllaznimi ta mposhtë Prishtinën!

hendboll666Java e fundit e stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve veçohet me derbin në Gjakovë në mes Vëllaznimit dhe Prishtinës, kampion në fuqi.

Vëllaznimi i motivuar “kërcënon” se me lojë të mirë do ta mposhtë Prishtinën. Klubi i hendbollit Kastrioti të shtunën që e lamë pas e ka siguruar titullin vjeshtor dhe iu ka shmangur për tri pikë më tepër skuadrës së Prishtinës. Kastrioti i prin tabelës me 24 pikë, ndërsa Prishtina renditet e dyta me 21 pikë të tubuara.

Njëri nga anëtarë e kryesisë së KH Kastriotit, që nuk deshi të identifikohet me emër, thotë se në radhët e Kastriotit ka hendbollistë e anëtarë të kryesisë që “luten” për fitoren e Vëllaznimit ndaj Prishtinës, me qëllim që të bëjnë thellimin e epërsisë në pesë pikë në tabelën e klasifikimit, kësisoj të kenë një dimër më të qetë. Kryetrajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka mësuar shumë nga humbja e së shtunës dhe nuk do të fal dot Vëllaznimin.

Ai kërkon fitore në Gjakovë me synim që ta ruaj hapin në luftë për titullin e kampionit. Kabashin e konsideron Prishtinën një skuadër që ka gjasa shumë të mëdha për titullin e kampionit dhe është i bindur se do të kalon edhe me pikë Kastriotin në stinorin pranveror.

Vëllaznimi ka një skuadër solide që përbëhet me hendbollistë të rinj, por që udhëhiqet nga hendbollisti më përvojë, Hamëz Gjuka, me këtë rast edhe shpresojnë në rezultat pozitiv. Trepça e Mitrovicës që përballet me batica dhe zbatica, këtë herë e ka shumë më lehtë ndaj një rivalit që ende nuk e ka shijuar të vetmen pikë, Rahovecin. Besa Famiglia nga Peja, e cila këtë kampionat më shumë ka hyrë me krijimin e një skuadre me hendbollistë të rinj dhe për një periudhë afatgjate sesa që të ndjekin me çdo kusht trofetë.

Megjithatë, pejanët nuk heqin dorë nga asnjëri trofe, por do të luftojnë deri në fund për të zënë vendin e parë, por më shumë i kanë përqendruar forca në luftë për ta fituar kupën e Kosovës. Pejanët presin fitore kundër Kosovës nga Vushtrria që ka një skuadër solide.

Ndeshjet dhe gjyqtarët

E mërkurë

Vëllaznimi-Prishtina 16.00 (Azemi, Beqiri; Zhilivoda).

E enjte

Besa Famiglia-Kosova 17.00 (S.Vitaku, Nallbani; S.Morina).

Trepça-Rahoveci 18.00 (Murtezi, Mustafa; Abazi).  /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni