Home » Sporte Luftarake » Kastriot Sedolli, mundësi më i mirë

Kastriot Sedolli, mundësi më i mirë

mundjeaaaaaaNë Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, është mbajtur turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në mundje.

Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë mundësit nga këto shtete: Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja, Qipro Turke si dhe mikpritësit Kosova. Sipas organizatorëve të këtij turneut, morën pjesë mbi 80 garues, të cilët dëshmuan duele tejet interesante dhe cilësore. Garuesit nga Republika e Kosovës dominuan në shumicën e kategorive.

Në kategorinë 35 kilogram vendin e parë e zuri Dardan Syla i kombëtares së Kosovës, ndërsa në atë të 50 kg ngadhënjeu Mustafa Ali nga Bullgaria. 55 kg Kastriot Sedolli (Kosova); 60 kg Kenan Daci (Kosova); 66 kg Alban Sopa (Kosova); 74 kg Bajram Shala (Kosova); 84 kg Egzon Shala (Kosova); 96 kg Tomislav Shtahoviq (Bosnja). Garuesi më atraktiv i turneut është shpallur Tomislav Shtahoviq i Bosnjës, ndërsa mundësi më i mirë mysafirë shpallet Mustafa Ali nga kombëtarja e Bullgarisë. Garuesit e kombëtares së Kosovës dëshmuan cilësitë të larta dhe si pasqyrë e kësaj edhe fituan çmimin kryesor.

Mundësi Kastriot Sedolli është shpallur më i miri i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”. Edhe në plasmanin ekipor, kombëtarja e Kosovës ishte larg më e mirë se rivalët e tjerë. Kosova radhitet e para në renditje, duke lënë pas vetes Bullgarinë e Shqipërisë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Sylejman Shala, tha se çdo gjë ka qenë në mënyrë më të mirë dhe garuesit kanë treguar cilësitë të larta. Ai është i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatet të shkëlqyeshme që dëshmuan mundësitë e tij. “Ka qenë një turneu jashtëzakonisht i fortë, por përgatitja e lartë fizike dhe mjeshtrit që dëshmuan garuesit tanë ishin edhe arma më e fortë që ngadhënjyen në këtë turne”, tha Shala.

Organizimi ka qenë në mënyrë më të mirë të mundshme. Më të mirët janë shpërblye me kupë dhe diploma nga organizatori i këtij turneut. Në këtë turne nuk morën pjesë për shkaqe objektive mundësit nga Zvicra dhe Franca. Si do që të jetë, turneu në tërësi e arsyetoi veten dhe aq më shumë Federata e Mundjes së Kosovës dëshmoi organizim të lartë të këtij turneut, duke e nderuar ashtu si i ka hije figurën e Komandantit Legjendar Adem Jasharit.   /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni