Home » Kampionati Gjerman » Kastrati: Dynamo dhe unë, kjo do të ndezë

Kastrati: Dynamo dhe unë, kjo do të ndezë

37816Dresden, 11 nëntor – Sulmuesi kosovar kishte një parandjenjë të mirë kur disa muaj më parë vendosi t’i bashkohej skuadrës së Kategorisë së Tretë të Gjermanisë, Dynamo Dresden.

“Dynamo dhe unë, kjo do të ndezë. E kam një parandjenjë të tillë”, kishte thënë Bekim Kastrati.
Mirëpo, kjo parandjenjë e ka gënjyer Kastratin. Vetëm katër muaj më vonë 30-vjeçari shpreh hapur dëshpërimin. Ai asnjëherë nuk ka startuar në një ndeshje me Dynamon. Është aktivizuar vetëm shtatë ndeshje dhe atë duke u inkuadruar nga fundi.

Kastrati është i dëshpëruar shumë pasi shpresonte se me Dynamon edhe njëherë do të kthejë në rrugë të mbarë karrierën e tij.

“Natyrisht se nuk është kënaqësi për mua të qëndroj në bankë. Do të kisha më shumë dëshirë të aktivizohesha më shumë”, ka thënë Kastrati për gazetën gjermane “Bild”.

Mirëpo, Kastrati nuk pati rastin të tregohej as te ish-trajneri Ruud Kaiser dhe as te pasardhësi i tij, Matthias Maucksch.

Kosovari megjithatë nuk preferon të akuzojë asnjërin.
“Nuk kemi këtu të bëjmë me fate individuale. Duhet ta kemi prioritet skuadrën”, thotë Kastrati.
Nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë Kastrati në Dynamo, në këto rrethana. Ai ka kontratë me skuadrën gjermane deri në fund të stinorit. Kastrati refuzon të japë ndonjë mendim në këtë.

“Nuk dua të them asgjë. Nuk do të dorëzohem tash. Deri në pushimin e dimrit kanë mbetur edhe dy ndeshje. Shpresoj të aktivizohem”, ka thënë Kastrati.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni