Home » Futboll » Kasapi prish marëdhëniet me Vllazninë

Kasapi prish marëdhëniet me Vllazninë

Futbollisti nga Kosova, Fitim Kasapi, përfundimisht është prishur me klubin e futbollit Vllaznia nga Shkodra.

Kjo marrëveshje prishet me mirëkuptim të Kasapit dhe të Vllaznisë. Pas ardhjes në krye të trajnerit, Edi Martini, Kasapi nuk llogaritej më në planet e tija. 26-vjeçari nga Kosova, e ka pa të arsyeshme të largohet nga klubi dhe të kërkojë një mjedis të ri.

Ai nga 17 ndeshje të stinorit vjeshtor, është aktivizuar vetëm në gjashtë ndeshje në Kampionatin Shqiptar. Nuk është i vetmi Kasapi që është larguar nga Vllaznia, por në përfundim të pjesës së parë janë larguar edhe Erion Rizvanolli, Albi Llënga, Leandro, Elvin Beqiri, Ardit Beqiri dhe Blerim Rrustemi.

Ky i fundit ka dhënë edhe një prononcim për mediat shqiptare, duke thënë se ka vendosur mos të jetë pjesë e kësaj skuadre për shkak të kushteve financiare. “Nuk jam paguar në muajin nëntor dhe dhjetor. Megjithatë, kam respekt për Vllazninë dhe adhuruesit e saj”, tha Rrustemi.

Edi Martinin trajner i Vllaznisë, ka thënë se në afatin kalimtar pret përforcime cilësore. “si trajnerë pres futbollistë cilësorë. Në bazë të ardhjes së futbollistëve, pastaj do të vendoset për largimet. E rëndësishme është që ne besojmë se skuadra në gjysmën e dytë të kampionatit do jetë shumë më mirë se deri tani.

Do të mundohemi të punojmë sa më mirë edhe në drejtim të përgatitjes fizike, prandaj duhet t’i përveshim mirë mëngët gjatë kësaj periudhe”, tha Martini. Trajneri shkodran tha se e rëndësishme është të afrojmë sërish adhuruesit shkodranë dhe ata të mbushin stadiumin.

“Natyrisht, jam ndier tepër i lumtur kur vite më parë adhuruesit më mbështetnin si futbollist dhe shpresoj që kjo mbështetje të jetë edhe tani, në mënyrë që të gjithë së bashku ta rikthejmë Vllazninë në vendin që i takon”, theksoi Martini.

Sipas informacioneve më të reja, në kampin shkodran në ditët në vazhdim do të vijë për t’u provuar edhe një futbollist ganez. Bëhet fjalë për një sulmues i cili luan mirë.

Ai pritet të bashkohet me skuadrën deri rreth datës 15 janar, pasi është duke marrë vizën gjatë këtyre ditëve. Duhet shtuar se ditë më parë me skuadrën e Shkumbinit ka firmosur futbollisti nga Kosova, Driton Krasniqi, ndërsa në prova është Virtyt Hashani i KEK-ut.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni