Home » Kampionati Anglez » Kasano mund të kaloj në radhët e Mançester Sitit

Kasano mund të kaloj në radhët e Mançester Sitit

Antonio KasanoTrajneri i ri i Mançester Sitit, italiani Roberto Mançini, mund të kërkojë zëvendësim për sulmuesin e pakënaqur pas shkarkimit të trajnerit Hjuz, Kreg Bellami, duke transferuar yllin e Sampdorias, Antonio Kasano.
“Daily Mail” shkruan se Mançini është një fans i madh i Kasanos i cili pa diskutim që ka aftësi të mira sulmuese dhe nuk është çudi në rast se trajneri italian kërkon nga drejtuesit e skuadrës së tij që të transferojnë këtë të fundit.
Sulmuesi i cili vlerësohet 22 milionë sterlina, refuzoi ofertën e Mançester Sitit edhe dy vite më parë, duke pranuar ofertën e Sampdorias.
Kasano është një sulmues shumë i mirë dhe Mançini shpreson që ta angazhojë atë si sulmues të parë, nëse Bellami vendos të largohet.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni