Home » Basketbolli i Kosovës » Karaxha: S’ka pasur ngritje, por rënie…

Karaxha: S’ka pasur ngritje, por rënie…

Sigal Prishtina është ngirë me trofe, si tituj, kupa etj. Klubi ynë është duke punuar për shtigje afatgjatë, më konkretisht të bëjmë një klub të denjë për garat ndërkombëtare”, -tha Ismet Karaxha, drejtor i KB Sigal Prishtina.

Sigal Prishtina është kampion vjeshtor në Technomarket Superligën e Kosovës në basketboll (meshkujt). Klubi bardh e kaltër shënoi 13 fitore, pësoi një humbje dhe me 27 pikë zë vendin e parë në edicionin vjeshtor, duke lënë pas vetes BB Bashkimin dhe Trepçën të renditura në vendin e dytë përkatësisht të tretë me nga 25 pikë.

Ismet Karaxha, drejtor i palodhshëm i KB Sigal Prishtina, mendon se duhet të punohet më shumë me kategoritë e reja si dhe të ketë një qasje më profesionale.

Sipas tij, basketbolli i Kosovës këtë vit nuk ka pasur ngritje, por rënie në cilësi. “Absolutisht nuk ka ngritje, por ka rënie në cilësi. Duhet në thelb më u ndryshuar gjërat.

Me investuar në kuadro të reja nëpër klube, po ashtu edhe shoqata e trajnerëve dhe ajo e gjyqtarëve të punojnë më shumë. Ish-basketbollistët të inkuadrohen në Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.

Pra, ish-basketbollistët të punojnë me kuadro të reja nëpër klube dhe të mos i lëmë anash. Po ashtu kemi disa basketbollistë që e kanë përfunduar karrierën si juniorë, prandaj duhet t’i angazhojmë në Shoqatën e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës.

Shoqata duhet të jetë më aktive me ish-basketbollistët që e kanë përfunduar karrierën si juniorë, të cilët nuk kanë mundur të gjenden diku tjetër, të paktën të punohet me ta që t’i bëjmë gjyqtarë.

Mund të marr një shembull konkret, vetëm një ish-basketbollist e kemi gjyqtar. Është fjala për Edmond Raçën, ndërsa të tjerët nuk kanë qenë basketbollistë. Kanë marrë njerëz nga rruga dhe i kanë bërë gjyqtarë.

Nuk jam kundër tyre, por mos t’i lëmë rrugëve ish-basketbollistët, sepse të paktën kanë njohuri më shumë në këtë sport. Duhet ta ngremë nivelin dhe cilësinë e basketbollit dhe jo si është duke shkuar, në rënie”, ka thënë Karaxha. Drejtori i kampionit në fuqi ka thënë se janë ngirë me trofe në nivel të Kosovës, por qëllim parësor e kanë sa më parë të jenë në arenën ndërkombëtare. “Sigal Prishtina është ngirë me trofe, si tituj, kupa të Kosovës etj. Klubi ynë është duke punuar për shtigje afatgjatë, më konkretisht, të bëjmë një klub të denjë për garat ndërkombëtare. Sa e di unë, i vetmi klub jemi që punojmë me të gjitha kuadrot dhe ashtu si duhet profesionalisht. Nuk di klub tjetër në Kosovë që e bën punën çfarë është duke e bërë Sigal Prishtina. Kjo bëhet me synim se kur të pranohemi në FIBA të jemi të gatshëm për garat ndërkombëtare. Shihet hapur se edhe shikueshmëria ka rënie në basketboll. Arsyeja e rënies së shikueshmërisë është e thjeshtë: ata nuk po shohin ndonjë risi. Vazhdimisht shohin të njëjtët rivalë që ndeshen ndërmjet vete: Sigal Prishtina-Peja, Trepça-Peja, Sigal Prishtina-Trepça, BB Bashkimi-Sigal Prishtina e anasjelltas. Kjo nuk është diçka e re për adhuruesit dhe për vetë basketbollin e Kosovës. Ndërkombëtarizimi është një çështje tjetër, shton shikueshmërinë dhe ngre cilësinë. Duhet punojmë me ngulm që ta nxjerrim basketbollin nga kriza në të cilën ka rënë, sepse kemi kuadro të shkëlqyeshme të te rinjve, por duhet investuar sa më shumë në to”, tha Karaxha. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni