Home » Karate » Karateistët kosovar eliminohen në Francë

Karateistët kosovar eliminohen në Francë

Karateistët kosovar eliminohen në FrancëKarateistët kosovar janë eliminuar në Premier Ligë, turneun prestigjioz në karate, që po mbahet në Paris të Francës.

Kosova në këtë turne mori pjesë me Herolind Nishevcin, Alvin Karaqin dhe Orges Arifin, njofton Zëri.

Ky i fundit e ka fituar luftën e parë, ndërsa në të dytën ka mbetur baras, por që me deklarim të gjyqtarëve, ai është eliminuar. Nishevci është eliminuar qysh në rrethin e parë, njëjtë si Karaqi.

Por, këtë të fundit e ka tërhequr tutje finalisti dhe në repasazh e ka fituar edhe një luftë, ndërsa në luftën e tretë është eliminuar.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Aridi, ka përshtypje të mira, pasi garuesit kanë regjistruar pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni