Home » Xhudo » Kampionia e botës në bisedime me klubin Munchengladbach

Kampionia e botës në bisedime me klubin Munchengladbach

Xhudistja numër një në botë për kategorinë U-20, Majlinda Kelmendi (52 kg), është në bisedime me klubin e xhudos së elitës gjermane, Munchengladbach.

Përveç Majlindës gjermanet kanë shprehur dëshirë të kenë në radhët e veta edhe Nora Gjakovën (57 kg), një xhudiste e talentuar dhe që pritet shumë në të ardhmen. Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova gjasat i kanë të mira të kalojnë në klubin gjerman, por vetëm për t’i ndihmuar në ballafaqimet gjysmëfinale dhe finalet e kampionatit gjerman kur i ka Munchengladbach.

Bisedimet janë duke vazhduar, por cili do të jetë rezultati final nuk janë në gjendje të thotë as Majlinda dhe as vet trajneri i klubit të Ipponit, Driton Kuka. “Kemi biseduar me krerët e klubit gjerman, Munchengladbach, por ende nuk ka asgjë përfundimtare. Thënë të drejtën bisedimet kanë qenë shumë të vështira, por që shpresojmë në ditët e ardhshme shumëçka do të definohet.

Gjermanët janë shumë të interesuara që këto dy xhudiste t’i kenë në radhët e veta. Ata kanë parë cilësitë e këtyre dy garuesve dhe sidomos janë të habitur me cilësitë e Majlindës, e cila është kampione e botës”, tha Kuka. Trajneri i Ipponit tha se nuk do të ketë asgjë të keqe pse këto dy xhudiste shkojnë në klubin gjerman, sepse do të ishte edhe në të mirë të Majlindës dhe Norës.

Ai thotë se është i lumtur që ka krijuar xhudiste të kalibrit botëror dhe që i kërkojnë klubet më me renome. “Një duhet të theksoj se kalimi i Norës dhe Majlindës në Munchengladbach do të jetë në formë të huazimit. Prandaj, në këtë drejtim është duke u biseduar dhe besoj se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët në fund”, ka thënë Kuka.

Majlinda dhe Nora ishin disa ditë në përgatitje speciale në Lignano të Italisë dhe Mittersil të Austrisë. “Me siguri nuk do të ishte e tepërt të them se Majlindës i duhet përkrahje e fuqishme nga institucionet e Kosovës. Kjo garuese ka nevojë për ndihmë dhe që ajo të mbetet në Kosovë.

Shumë klube të huaja janë të interesuara që të kenë në mjedisin e vet, për atë edhe kërkojë që institucionet e Kosovës ta mbështesin më shumë sepse është një kalibër potencial për Olimpiadë, veç është edhe në listën e Federatës ndërkombëtare si konkurruese për Lojërat Olimpike”, tha Kuka.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni