Home » Basketbolli i Kosovës » Kampioni ka punë të lehtë

Kampioni ka punë të lehtë

FBKKampioni në fuqi, Sigal Prishtina, ka punë të lehtë kundër Bambit nga Mitrovica, në javën e tetë të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll (meshkujt).

Prishtinasit të dielën në orën 20.00, presin fitore kundër mitrovicasve dhe ta përforcojnë më shumë kreun e tabelës. Peja po dëshmon lojëra të mira, të shtunën (16.00) pret dy pikë ndaj autsajderit, Dritës nga Gjilani. Të shtunën (14.00) zhvillohet edhe ndeshja në mes Kolegjit Eurosport nga Prishtina dhe BB Bashkimit.

Prizrenasit janë favorit dhe presin me fitore ta ngushëllojnë veten për humbjen e të mërkurës nga kampioni. Trepça e Mitrovicës, të dielën (15.00), ka lojë të lehtë kundër Kosovës nga Vushtrria.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni