Home » Kampionati Spanjoll » Kaka: Sa mirë në Spanjë

Kaka: Sa mirë në Spanjë

Më vite të tëra ka kaluar njërën nga periudha më të bukura të karrierës së tij si futbollist në Milan, Leite Kaka.

Ai aspak nuk është pishman që e ka lëshuar klubin e Milanit dhe verën që e lamë pas kaloi në radhët e skuadrës mbretërore, Real Madrid. Kaka edhe në klubin mbretëror ka gjetur rehatinë dhe lumturinë e tij. Një deklaratë e tij ka qenë sa interesante, aq edhe e papritur për opinionin sportiv kur thotë se më mirë që luan në Spanjë se sa në kohën kur luante në Itali me Milanin.

Kaka njëri nga futbollistët më të dëshmuar dhe më i adhuruari nga dashamirët e këtij sporti. Kaka u largua nga Milani gjatë verës së kaluar për një shumë prej 63 milionë eurosh, pasi shkëlqeu për disa kampionate, gjatë të cilave fitoi edhe çmime prestigjioze përfshirë Topin e Artë dhe futbollistin Më të Mirë të zgjedhur nga FIFA.

“Kënaqem më shumë këtu pasi është stili i lojës i cili është më i hapur, është një teknikë shumë më e pasur. Loja italiane është më shumë taktike, më shumë studiuese, po ashtu edhe seancat stërvitore: në Milan përveç taktikave ne kemi bërë edhe disa ushtrime për fizikun dhe më pak gjimnastikë.

Këtu më shumë punojmë në teknikë, me top, më shumë goditje dhe më pak taktikë”, tha Kaka. Futbollisti brazilian ka bërë edhe një krahasim të çuditshëm që pothuajse nuk e kanë pritur edhe vet italianët, kur thotë se nuk i ka pëlqyer kultura e sharjeve në futbollin italian, e cila në Spanjë është më e pakët.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni