Home » Futboll » Kaka këshillon Capellon

Kaka këshillon Capellon

davidMesfushori brazilian Leite Kaka ka këshilluar seleksionuesin e Përfaqësueses së Anglisë, italianin Fabio Capello pas humbjes nga Brazili 1:0.

Kaka të hënën për mediumet spanjolle ka thënë se tekniku Capello duhet ta marrë mesfushorin e Los Angeles Galaxy, David Beckham në kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Beckham 34-vjeçar gjatë janarit do t’i bashkohet skuadrës italiane Milano për të mbajtur formën dhe siguruar një ftesë nga Capello.

“Beckhami është njëri ndër futbollistët më intelegjent që e kam patur bashkëlojtar. Jam shumë i lumtur që ai sërish do të luajë për skuadrën e Milanit, pasi ëhstë shumë i nevojshëm”, ka thënë Kaka.

“Gjithashtu edhe Milani do të jetë shumë i rëndësishëm për Beckhamin, që dëshiron të luajë në Botëror. Ai do të jetë në top formë dhe për këtë arsye Capello duhet ta ftojë atë, sepse askush në Angli nuk ka më shumë përvojë dhe cilësi se ai”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni