Home » Volejboll » Kajtazi në gjysmëfinale të kupës së Zvicrës

Kajtazi në gjysmëfinale të kupës së Zvicrës

Adriatik Kajtazi, ish-volejbollist i Prishtinës, tashmë me sukses të plotë po luan për klubin e elitës zvicerane, Pallavolo nga Lugano.

Ai ka arritur një sukses historik duke hyrë në gjysmëfinale të kupës së Zvicrës në volejboll. Kajtazi bëri të ditur se të dielën, në orën, 16.00 do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e kupës kundër skuadrës së VBC Münchenbuchsee.

“Nuk kam aq njohuri për skuadrën e VBC Münchenbuchsee sepse është anëtare e ligës së dytë zvicerane. Kryesorja jemi favorit dhe presim fitore që të jemi në finale, që të luftojmë për ta fituar kupën e Zvicrës”, tha Kajtazi, i cili është edhe anëtarë i kombëtares së Shqipërisë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni