Home » Basketbolli i Kosovës » Kaçaniku: Shkojmë për fitore

Kaçaniku: Shkojmë për fitore

qast basketbolliBig Brother Bashkimi nga Prizreni ka ndër sfidat më të vështira në
ushën e vet me liderin dhe kampionin në fuqi, Sigal Prishtinën, në kuadër të javës së tetë të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Kapiteni i prizrenasve, Artan Kurti, iu premton adhuruesve fitore. “Përparësinë jonë është se luajmë para adhuruesve tanë, i cili edhe do të jetë lojtari i gjashtë i yni. Presim palestra të jetë e stërmbushur me adhurues dhe të shohin njërën prej lojërave më të mira. Për dallim nga humbja e parë që kemi pësuar në javën e parë të stinorit në Prishtinë, tashmë BB Bashkimi ka ngritje në lojë për të mirë dhe kjo do të jetë edhe arma më e fortë që do t’i shkaktojmë humbjen e parë liderit të tabelës. Fatmirësisht nuk kemi telashe me lëndime dhe jemi komplet me basketbollistë”, tha Kurti.

Yll Kaçaniku, njëri prej basketbollistëve më të mirë te Sigal Prishtinës, shpreson në fitore. “BB Bashkimin e njohim mjaft mirë, pasi që në ndeshjen e parë të stinorit e patëm mundur në Prishtinë. Skuadra jonë është e përgatitur në të gjitha pikëpamjet, përveç që do të mungojnë basketbollistët Besnik Podvorica e Ismet Ferati, të cilët gjatë tërë javës ishin me grip.

Edhe kapiteni Edmond Azemi ka pasur një ftohje, por ai do të kthehet për këtë derbi. Në këtë ndeshje të rëndësishme synojmë të dalim fitues dhe të vazhdojmë serinë e fitoreve. Mungesa e këtyre basketbollistëve nuk është arsye se mund jemi të dobësuar sepse Sigal Prishtina është lider dhe kampione, prandaj nuk duhet shikuar mungesën e ndonjë basketbollistit, por duhet të shkojmë të dëshmojmë lojë të cilësisë së lartë dhe të kthehem me fitore.

BB Bashkimi e ka edhe përparësinë e fushës si dhe të adhuruesve të vet, por këtë nuk duhet shikuar se çka kanë prizrenasit, por t’i shikojmë radhët tona dhe të luajmë sa më mirë, kësisoj të arsyetojmë pozitën e liderit dhe të kampionit”, tha Kaçaniku.

Sigal Prishtina nga shtatë ndeshje ka shënuar po aq fitore dhe me 14 pikë i prijnë tabelës, ndërsa BB Bashkimi ka shënuar gjashtë fitore, më një humbje, renditën i dyti me 13 pikë.

E mërkurë

Trepça-Peja 18.00 (H. Grezda, A. Hoxha, A. Rifati).

BB Bashkimi-Sigal Prishtina 19.00 (H. Zeka, A. Vula, D. Mehmeti).

E enjte

Drita-K. Eurosporti 18.00 (Xh. Beqiri, Xh. Mumini, F. Ramadani).

E premte

Kosova-Bambi 18.00 (H. Zeka, M. Gashi, E. Raça). /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni