Home » Hendboll » Kabashi: Zaskoku e Beqiri i duhen Prishtinës

Kabashi: Zaskoku e Beqiri i duhen Prishtinës

Para pak ditësh, hendbollistët Burim Zaskoku dhe Blerim Beqiri kanë paralajmëruar largimin nga klubi i hendbollit Kastriotit i Ferizajt madje ky i fundit edhe ka thënë se nuk do të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Prishtina, kampione në fuqi, që po vuan për hendbollistë më përvojë dhe që po ka telashe edhe më lëndimin e Arben Parduzit, është duke e shikuar tregun brenda dhe jashtë Kosovës. Zaskoku dhe Beqiri do të ishin të mirëseardhur për trajnerin Kabashi, për të cilët ka thurë fjalë miradije.

“Zaskoku është shumë i mirë në mbrojtje sikurse edhe Beqiri. Hendbollistë të nivelit si të Beqirit dhe Zaskokut gjithsesi i duhen Prishtinës. Ende nuk ka filluar afati kalimtar dimëror dhe të presim një herë afatin e të shohim si do të ia bëjmë.

Nëse dëshirojnë Zaskoku e Beqiri të vijnë në Prishtinë, derën e kanë të hapur sepse gjithmonë kemi qenë korrekt si ne dhe si ata kur ish hendbollistë tanë”, ka thënë Kabashi. Flitet se Prishtina është në gjendje të ‘shkel’ nëse është nevoja edhe para të majme vetëm e vetëm t’i sjellë këta dy hendbollist në radhët e veta, saqë në njërën anë, Kastrioti do t’ia dobësonte skuadrën.

Zhvillimet e fundit në hendbollin e Kosovës mund të sjellin të papritura si gjithmonë dhe lehtë mund të përfitojë Prishtina nga “tensionet” që ndodhin në Kastriot. Kabashi synim e ka titullin e kampionit dhe trofeun e kupës së Kosovës.

“Prishtina as vitin e kaluar nuk ka pasur fond të mirë të hendbollistëve, por shumica kanë qenë të rinj dhe që kanë dëshmuar lojëra të mira. Për veten time si trajner ka qenë vështirë si trajnerë të bëjë skuadrën ashtu si duhet, por puna e madhe që është bërë nga të gjitha, ia kemi dalë të bëjmë Prishtinën kandidate për titull.

Tash për tash shoh vetëm dy skuadra për titull, Prishtinën dhe Kastriotin, ndërsa Besa Famiglia llogarisë që nuk ka fare gjasa sepse është larg më pikë”, tha Kabashi. Klubi bardhë e kaltër si gjithmonë, edhe këtë herë në kuadër të përgatitjeve ka arritur marrëveshjen që t’i zhvillojë katër ndeshje miqësore me skuadrën e Tikveshit nga Maqedonia.

“Përgatitjet do t’i fillojmë me 15 janar, që besoj do të jetë kohë e mjaftueshme që të përgatitem për stinorin pranveror”, tha Kabashi. Prishtina stinorin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e dytë me 23 pikë ose tri më pak se kampioni vjeshtor, Kastrioti i Ferizajt./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni