Home » Kampionati Italian » Juventusit i kthehet Nedvedi

Juventusit i kthehet Nedvedi

PavelMesfushori çek Pavel Nedved është rikthyer te skuadra e Juventusit, shkruan të hënën gazeta italiane “Tuttosport”.

Sipas gazetës bëhet e ditur se Nedved 36-vjeçar kësaj here nuk është rikthyer në rolin e futbollistit, por fillimisht atë të drejtorit që ia ka ofruar presidenti i ri Jean Claude-Blanc.

Ky i fundit nuk e ka konfirmuar rikthimin e Nedvedit, por ka bërë të ditur se dyert e Juventusit për mesfushorin çek janë gjithmonë të hapura.

Nedved në fund të edicionit të shkuar i dha fund karrierës me fanellën e Juventusit dhe refuzoi shumë oferta të luajë edhe për një vit nga skuadrat si Chelsea dhe Interit.

Mësohet se Nedved tashmë ka pranuar ofertën e skuadrës italiane, që së pari të bashkohet me stafin e drejtorëve dhe pastaj në fund të këtij edicioni të emërohet në stafin e trajnerëve. Ai pritet të udhëheqë së pari gjeneratat e reja para se të bashkohet me shtabin teknik të ekipit të parë juventin

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni