Home » Futboll » Juve u rikthehet fitoreve

Juve u rikthehet fitoreve

juve-u-rikthehet-fitoreve_hdJuventusi do t’i japë fund vitit 2014 si lider i tabelës, pasi Bianconerët shënuan fitore 3-1 në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A ndaj Cagliarit.

Skuadra e trajnerit Massimilliano Allegri kishte shënuar tre barazime në tre ndeshjet e fundit, por ata u treguan të fuqishëm në takimin e sotëm ndaj ekipit të Zdenek Zeman, për të rikthyer epërsinë prej katër pikësh ndaj Romës.

Ndeshja u luajt sot pasi Juve dhe Napoli do të përgatiten për Superkupën e Italisë, e cila do të zhvillohet të hënën, 22 dhjetor, në Katar.

Ishte Carlos Tevez ai që hapi rezultatin pas vetëm tre minutash, pas një harkimi nga këndi. Nuk zgjati shumë dhe Arturo Vidal shfrytëzoi një lëshim të mbrojtjes kundërshtare, për të dyfishuar rezultatin (15’).

Edhe pse vazhduan lojën më të qetë, mysafirët shënuan edhe një tjetër gol, kur pesë minuta në pjesën e dytë Fernando Llorente e bëri 3-0.

E gjithë çfarë arriti Cagliari ishte një gol i shënuar pas më se një orë lojë nga Luca Rossettini (65’), që vulosi edhe rezultatin përfundimtar 3-1.

Fitorja e mban Juventusin me 39 pikë në krye të Serie A, derisa Roma mbledh 35 pikë në pozitën e dytë.
Edhe nëse Giallorossët shënojnë fitore në derbin e të dielës ndaj Milanit, Bianconerët do të jenë kampionë vjeshtorë, pasi diferencë sërish do të ishte një pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni