Home » Kampionati Italian » Juve sdin të fitoj

Juve sdin të fitoj

buffonJuventusi shkaktoi edhe humbjen e radhës para adhuruesve të vet. Ajo humbi para shikuesve me rezultat 1:2 nga skuadra e Catanisë, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A të Italisë.

Juventusi as në ëndërr nuk e kishte parë se mund t’i ndodh kjo humbje nga skuadra solide siç është Catania. Autorë të golave të fitores për Cataninë ishin futbollistët Martinez (12’) e Izco (87’) dhe për Juventusin shënoi Salihamidzic (66’). Napoli mundi me rezultat 2:0 Chievon.

Skuadra e Napolit luajti më mirë dhe me golat e futbollistëve Hamsik (7’) e Quagliarella (87’) shënuan fitore. Në radhët e Chievos nuk është aktivizuar fare futbollisti shqiptar, Erion Bogdani.

Livorno ka deklasuar me rezultat 3:1 Sampdorinë. Golat për Livornon i shënuan: Rivas (39’), Danilevicius (47’ e 90’) dhe për mysafirët shënoi Cassano (15’). Fitore të mundimshme ka shënuar Palermo me rezultat minimal 1:0 kundër Sienës. Golin e fitores e realizoi Cavani në minutën e 40-të.

Lider i tabelës mbetët Interi me 36 pikë, duke e lënë pas Milanin me 31 pikë dhe i treti Juventusi me 30 pikë.

Rezultatet

Juventus – Catania 1:2 (0:1)

Roma – Parma 2:0 (0:0)

Napoli – Chievo 2:0 (1:0)

Palermo – Siena 1:0 (1:0)

Livorno – Sampdoria 3:1 (1:1)

Udinese – Cagliari u shty

Bologna – Atalanta u shty

Genoa – Bari u shty

Fiorentina – Milan u shty

Tabela

1. Inter 16 11 3 2 35:14 36

2. Milan 16 9 4 3 23:17 31

3. Juventus 17 9 3 5 30:21 30

4. Roma 17 8 4 5 27:22 28

5. Parma 17 8 4 5 22:22 28

6. Napoli 17 7 6 4 26:24 27

7. Palermo 17 7 5 5 22:20 26

8. Sampdoria 17 7 4 6 21:25 25

9. Bari 16 6 6 4 19:15 24

10. Fiorentina 16 7 3 6 18:15 24

11. Genoa 16 7 3 6 28:27 24

12. Chievo 17 7 3 7 20:19 24

13. Cagliari 16 7 2 7 25:21 23

14. Udinese 16 5 3 8 19:21 18

15. Livorno 17 5 3 9 10:19 18

16. Lazio 16 3 7 6 10:15 16

17. Bologna 16 4 4 8 17:24 16

18. Atalanta 16 3 4 9 15:25 13

19. Catania 17 2 6 9 16:26 12

20. Siena 17 3 3 11 17:28 12

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni