Home » Futboll » Juve mund ta dënojë Dortmundin

Juve mund ta dënojë Dortmundin

 Juve mund ta dënojë DortmundinMbrojtësi i Juves, Giorgio Chiellini është i bindur se skuadra e tij mund ta dënojë Dortmundin për stilin e “rrezikshëm” të lojës së gjermanëve.

Kampionët e Serie A janë në formë të mirë, me 9 pikë larg vendit të dytë, kurse Dortmund ka shënuar 3 fitore radhazi për të u larguar nga zona e rrezikshme.

Dhe, përderisa e pranon se loja me kundërsulme e bën Dortmundin një kundërshtar shumë të rrezikshëm, Chiellini beson se ata rrezikojnë shumë, duke thënë se skuadra e tij në këtë mënyrë duhet t’i ndëshkojë gjermanët.

“Ekziston një respekt i madh dhe një dëshirë e madhe për të fituar, në mënyrë që të vazhdojmë me ëndrrën tonë në këtë aventurë evropiane. Ndihemi më të fortë dhe më të pjekur se në vitet e fundit”, deklaroi italiani, transmeton koha.net.

“Dortmund ka lojtarë të rëndësishëm që janë rikthyer nga dëmtimet që ndikuan në formën e tyre në pjesën e parë të sezonit, por në dy ndeshje gjithçka mund të ndodhë”, theksoi ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni