Home » Futboll » Juve mposhtet, Bayerni shpreson në kualifikim

Juve mposhtet, Bayerni shpreson në kualifikim

chamakh_marouane-jpegKamioni i Francës, Bordeaux, jo vetëm që ka siguruar kualifikimin, por ka siguruar edhe pozitën e parë në Grupin A, pasi ka mposhtur Juventusin me rezultat prej 2-0.

Fernando kaloi vendasit në epërsi (54’), ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3), Marouane Chamakh dyfishoi rezultatin.

Ndërkohë, në takimin tjetër të këtij grupi, Bayern Munichu ka shënuar fitore minimale ndaj Maccabi Haifas, me golin e shënuar nga Ivica Olic (62’), për të shpresuar për kualifikimin në xhiron e fundit.

Do të jetë një përballje e drejtpërsrejtë ndërmjet Juves dhe Bayernit për të siguruar një vend për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja zhvillohet në Stadio Olimpico të Torinos. Juventusi mund të kualifikohet edhe me barazim, kurse Bayernit i duhet vetëm fitore. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni