Home » Kampionati Italian » Juve mbyll sfidën pa gola

Juve mbyll sfidën pa gola

Juve mbyll sfidën pa golaJuventus kryesues është ndalur në një barazim pa gola në fushën e Udinese. Takimi i zhvilluar në Udine është i vetmi pa gola në javën e 21 të Seria A.

Ky rezultat e mban 7 pikë diferencën me Roma e vendit të dytë që të shtunën e mbylli me rezultatin 1 – 1 takimin me Empoli.

Sassuolo ka mundur edhe ekipin tjetër të Milanos, Inter. Ndeshja ka përfunduar me fitoren 3 – 1 të skuadrës së drejtuar nga Di Francesco.

Një paraqitje e shkëlqyer e lojtarëve të Sassuolo që e mbyllin pjesën e parë në avantazh të 2 golave falë Zaza dhe Sansone.

Në fundin e sfidës Icardi ka shënuar të vetmin gol për Inter, por Berardi me 11- metërsh ka vulosur fitoren e Sassuolo.

Napoli ka qendruar në vendin e tretë duke mundur me rezultatin 2 – 1 me Chievo në Verona.

Një humbje e paparitur për Lazio me Cesena. Fitoren më të thellë deri më tani e ka arritur Torino, 5 – 1 me Sampdoria. Në mbrëmje do të luhet edhe takimi i fundit i javës së 21 mes Parma dhe Milan.

Të dy ekipet kanë patur rezultate të dobëta në këtë sezon.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni