Home » Futboll » Juve kërkon Januzajn

Juve kërkon Januzajn

juve-k-euml-rkon-januzajn_hdJuventusi ka nisur angazhimet për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Bianconerët janë lidhur me futbollistin e Galatasarayt, Wesley Sneijder, mirëpo holandezi është vetëm si alternativë nëse ata dështojnë në transferimin e objektivave primare.

Anësori shqiptar i Belgjikës nuk po ia del të sigurojë një vend në skuadrën e Louis Van Gaal, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga Old Traffordi.

Januzaj, i cili me Djajtë e Kuq ka kontratë deri në vitin 2018, në këtë sezon ishte përfshirë vetëm në 11-të ndeshje me Unitedin.

Shqiptari kërkohet edhe nga Real Sociedadi, ku mund të bashkohet me ish-trajnerin David Moyes. /KP

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni