Home » Kampionati Italian » Juve e pati fitoren në dorë

Juve e pati fitoren në dorë

juve-e-pati-fitoren-n-euml-dor-euml_hdMassimiliano Allegri është i pakënaqur që Juventusi dështoi ta fitonte Superkupën e Italisë duke thënë se trofeu ishte në duart e bardhezinjve.

Carlos Tevez e kaloi dy herë në epërsi Zonjën e Vjetër, mirëpo Gonzalo Higuain barazoi në të dyja rastet.

Madje, edhe në penalti, Bianconerët patën shans për të triumfuar, por dështuan ta shfrytëzonin mundësinë dhe në fund Napoli e ngriti trofeun.

“E patëm ndeshjen në dorë, vetëm pak minuta para fundit”.

“Më vjen keq, sepse e patëm lojën në dorë dhe pranuam gol në një mënyrë naive”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni