Home » Liga e Kampionëve » Juan Mata: Patjetër duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve

Juan Mata: Patjetër duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve

Juan Mata: Patjetër duhet të kualifikohemi në Ligën e KampionëveMesfushori spanjoll, Juan Mata, ka thënë se është kruciale që Manchester Unitedit të përfundojë sezonin në një nga katër pozitat e parë, në mënyrë që ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq momentalisht janë në vendin e katërt në Ligën Premier, mirëpo Tottenham, Liverpooli dhe Southamptoni, nuk janë më larg se tre pikë pas skuadrës së Louis Van Gaal.

“Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Ne jemi në garë për ta fituar FA Cup, kështu që do të mundohemi që ta fitojmë sepse ka kohë që nuk e kemi fituar dhe kjo është e rëndësishme për ne”.

“Gjithashtu, është e qartë se është kruciale për neve që të futemi në top-katërshe në fund të sezonit”, ka theksuar Mata për Sky Sport News. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni