Home » Kampionati Anglez » Jose Mourinho : Chelsea e kontrolloi ndeshjen

Jose Mourinho : Chelsea e kontrolloi ndeshjen

Jose Mourinho : Chelsea e kontrolloi ndeshjenMourinho mendon se Chelsea e kontrolloi takimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Ligës kundër Liverpoolit.
Sfida e zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa ekipi vendas bëri paraqitje më të mirë, megjithatë strategu portugez thotë se Blutë patën gjithçka nën kontroll.

“Mendoj se ishte një ndeshje e madhe, një ndeshje vërtet e madhe – dhe meqë ishte për Kupë, ishte fantastike”.

“Luajtëm me potencialin tonë maksimal, Liverpooli e bëri të njëjtën gjë; ishte një gjysmëfinale e mirë dhe rezultat i drejtë”.

“Nuk mendoj se Liverpooli meritoi ta humbte këtë takim, sepse ata luajtën vërtet mirë, por ne e kishim kontrollin”, ka deklaruar Mourinho për Sky Sports.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Stamford Bridge. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni