Home » Atletikë & Olimpiadë » Jones planifikon një rikthim sensacional

Jones planifikon një rikthim sensacional

OLYMPICS USASan Antonio, 1 dhjetor   – Sprinterja amerikane e poshtëruar Marion Jones po planifikon në rikthim sensacional, por një në atletikë.

Ajo po stërvitet me skuadrën e basketbollit të femrave San Antonio Silver Stars që garojnë në WNBA dhe shpreson të marrë veten në këtë sport, që ka luajtur gjatë kohës së studimeve. Jones 34-vjeçar tashmë disa muaj po stërvitet rregullisht, pasi është e bindur se mund të fitojë ndonjë kontratë nga ekipet amerikane apo edhe ato evropiane në basketboll.

Ish-atletja amerikane gjatë muajit shtator është liruar nga burgu federal në SHBA, pasi ka qëndruar prapa grilave për gjashtë muaj të plotë si pasojë e gënjeshtrave që nuk ka përdorur doping gjatë karrierës së saj madhështore.
Sprinterja amerikane në Lojërat Olimpike të vitit 2000 të mbajtura në Syndey të Australisë ka qenë yll botëror dhe heroinë e vërtetë në botën e atletikës, duke arritur të fitojë tre medalje të arta dhe dy të bronzit.

Mirëpo, disa vjet më vonë Jones ka rënë për tokë, duke përfunduar në burg dhe mbetur pa asnjë nga medaljet e fituara në LO të vitit 2000.
Jones në fillim pati hedhur poshtë të gjitha akuzat në drejtim të saj, por më vonë ka pranuar se në vitin 2000 dhe 2001 ka marrë disa stereoide të ndaluara në sport. Ajo ka thënë se ka lënë gjithçka prapa vetes dhe rregullisht po stërvitet me trajneren Dana Hughes, ndërsa synimi i saj që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e ndonjë skuadre në WNBA apo Evropë. “Kam menduar shumë dhe në fund kam vendosur të shkojë kësaj rruge që për mua do të jetë tepër interesante. Basketbolli do të më jap rastin, që mesazhin tim ta ndajë me sportistet e reja”, ka deklaruar Jones. “Për mua kjo do të jetë mundësia e dytë në karrierë dhe shpresoj të jem deri diku e suksesshme”.

Jones gjatë kohës sa ishte në kolegj me sukses ka luajtur si organizatore te skuadra Tar Heel nga North Carolina me të cilën në vitin 1994 fitoi titullin e kampionit. “Për mua është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se mund të bësh një gabim në jetë, por nëse e përsëritë atë atëherë askush nuk të fal”, është shprehur Jones. “Nuk kam dashur që të gjithë të më mbajnë në mend për gjëra negative dhe nuk e kam pasur ndërmend të zhdukem nga skena. Horizonti im është të tregojë se jam në gjendje të përmirësohem dhe basketbolli ma ofroi këtë mundësi”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni