Home » Futboll » Ja si ia bëri Messi ‘Follow’ Chelseat

Ja si ia bëri Messi ‘Follow’ Chelseat

eeeeLajmi kryesor i ditëve të fundit mbetet padyshim e ardhmja e Lionel Messit, e cila është vënë në dyshim që nga dita e djeshme, për shkak se argjentinasi e ka ndjekur Chelsean në Instagram.

Lojtari, i cili e ka fituar plot katër herë Topin e Artë, qysh dje ka filluar të lidhet me një transferim te skuadra e Chelseat, pasi raportohet se marrëdhëniet mes tij dhe Luis Enriques nuk janë aspak të mira.

Messi madje filloi të ndjekë edhe skuadrën e Chelseat dhe Thibaut Courtois e Filipe Luisin në Instagram, por mediat duket se kanë zbuluar se kush e bëri këtë!

Edhe pse nuk dihet në mënyrë zyrtare, mirëpo besohet se ka qenë djali i vogël i Messit, i cili aksidentalisht dhe pa vetëdije, e ka ndjekur Chelsean në Instagram, transmeton lajmi.

Sidoqoftë, kjo mbetet vetëm një spekulim, pasi ende asgjë nuk është raportuar në mënyrë zyrtare nga Messi apo nga skuadra e Barcelonës ose Chelseat.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni