Home » Eurobasket » Ja 16 ekipet në Euroleague

Ja 16 ekipet në Euroleague

Ja 16 ekipet në EuroleagueMbrëmë u zhvilluan pesë takime, prej të cilave fitorja e Anadolu Efes dhe ALBA Berlin, ishin ndër më të rëndësishmet.

Efes-i në Stamboll mposhtën Nizhny-n me rezultat 79-75. Tek turqit me pikë dyshifrore u shquan Milko Bjelica (15), Osman Cedi (13), Stephane Lasme (13) dhe Stratos Perperoglou (10). Derisa Thomas Heurtel pati 9 asistime, duke shtuar edhe 8 pikë dhe 7 kërcime.

Tek rusët e Nizhny-t u shquan Artsiom Parakhouski me 22 pikë dhe 7 kërcime, Taylor Rochestie 18 pikë, dhe Gal Mekel me 13 pikë e 4 asistime.

Anadolu Efes pas kësaj fitoreje, përforcon pozitën e 4-të në Grupin F, kurse Nizhny Novgorod si skuadra e parafundit nga ky grup nuk ka ndonjë gjasë për fazën tjetër.

Takim tjetër interesant ishte edhe ai ndërmjet ALBA Berlin-it dhe Galatasaray, ku gjermanët me fitore në shtëpi mbajnë hapin me Panathinaikos-in për vendin e fundit që dërgon në çerekfinale.

ALBA në “O2 World Arena”, ia shkaktoi edhe një humbje Galatasaray-it me rezultat 75-68. Te skuadra e Saša Obradović më të mirët ishin: Marko Banić (15), Leon Radošević (11), Alex Renfroe (10), kurse me double-double u shqua Reggie Redding që pati 10 pikë e 10 asistime .

Kurse Galatasaray, që tanimë është zhytur në fundin e Grupit E, me nga 16 pikë ishin Zoran Erceg dhe Ender Arslan, derisa serbi Vladimir Micov shtoi 12 pikë e 5 kërcime.

Rezultatet e të Enjtes ishin: Crvena Zvezda (73-77) Barcelona ; Maccaboi Electra (79-72) Zalgiris Kaunas ; Unicaja Málaga (77-95) CSKA Moscow ; Anadolu Efes (79-75) Nizhny Novgorod dhe ALBA Berlin (75-68) Galatasaray.

Sot (Premte) zhvillohen edhe tri takimet tjera të xhiros së 11-të në fazën e Top 16-ës:

Panathinaikos – Real Madrid ; Fenerbahçe – EA7 Milan dhe Laboral Kutxa – Olympiacos.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni