Home » Futboll » Izraeli i frikësohet sulmit terrorist në Shqipëri

Izraeli i frikësohet sulmit terrorist në Shqipëri

Izraeli i frikësohet sulmit terrorist në ShqipëriEdhe pse FIFA ka ndryshuar stadiumin, nga Shkodra në Elbasan, mediat izraelite pretendojnë se rreziku për sulme terroriste në takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit, ende është i madh

Edhe pse ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael u zhvendos nga Shkodra në Elbasan për arsye sigurie, rreziku nga një sulm i mundshëm terrorist mbetet sërish i lartë.

Alarmin e jep e përditshmja izraelite “Haaretz” duke iu referuar një raporti të Njësisë Anti-Terrorizëm në vend (LOTAR), sipas të cilit, njerëz të lidhur me “Shtetin Islamik” janë arrestuar së fundmi në Ballkan.

“Në javët e fundit, personat e arrestuar dhe të tjerë të lidhur me ta planifikonin të kryenin sulme terroriste kundrejt një sërë objektivash në Ballkan, siç janë ndeshjet e futbollit, përfshirë atë mes Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor. Mirëpo pavarësisht arrestimeve dhe vlerësimit të situatës, mbetet ende një rrezik domethënës për sulme të mundshme në rajon”, thuhet në komunikatën e LOTAR-it.

Njësia në fjalë gjithashtu bën me dije se e ka cilësuar situatën me rrezik tepër të lartë (niveli 2) dhe u ka rekomanduar shtetasve izraelitë të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë për të ndjekur ndeshjen.

Zyrtarët izraelitë të sigurisë po ashtu kanë dhënë udhëzime të prera për ekipin përfaqësues. Kështu lojtarët nuk do të kenë kohë të lirë gjatë qëndrimit në Shqipëri, ndërsa do të shoqërohen nga tri herë më shumë agjentë sigurie se zakonisht.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni