Home » NBA » Iverson pensionohet

Iverson pensionohet

allen_iverson-_300_071112Allen Iverson, anëtar i dhjetëfishtë i NBA All-Star, i cili udhëhoqi Philadelphia 76ers në finalet e vitit 2001 të NBA-së, ka zbuluar planet për të hequr dorë nga loja aktive në një deklaratë të publikuar në një faqe të një miku.

Ueb-faqja e Stephen A. Smith, një reporter i cili kishte mbuluar Iverson në ditët e shkëlqimit të tij me 76ers, kishte publikuar një deklaratë për Iverson ku zbulohet se ai i ka dhënë fund karrierës në NBA, pas dështimit të rikthehet me Memphis.

“Do të doja të zbuloj planet e mia për pensionim nga National Basketball Association. Gjithmonë kam menduar se do të largohem nga loja pasi nuk do të mund të ndihmoj ekipin tim në mënyrën me të cilën jam mësuar”.

“Megjithatë nuk është kështu. Ende kam dashuri të tmerrshme për lojën, dëshirë për të luajtur dhe shumë energji. Ende ndjehem i fuqishëm që të mund të garoj në nivelin më të lartë”, thuhet në deklaratë.

Iverson, kampion i katërfishtë i shënimeve për sezon në NBA, renditet i pesti në listën e NBA-së me një mesatare prej 27.1 pikë në ndeshje. Ai pati një mesatare prej 17.4 pikësh vitin e kaluar kur luajti për Detroit Pistons.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni