Home » Kampionati Kosovar » Ismaili: Synojmë titullin

Ismaili: Synojmë titullin

Nuriman Ismaili, njëri prej përforcimeve më të qëlluara që ka bërë klubi i futbollit Trepça e Mitrovicës, kampione vjeshtore, ka thënë se është i lumtur në mjedisin e ri dhe me punën që shkojnë në përgatitje.

Ismaili është ardhur nga skuadra e La Paz nga Bolivia dhe synon me Trepçën të jenë edhe kampion i ri i Kosovës. “Jam i kënaqur nga kushtet në këtë klub. Prej të martës kemi filluar me përgatitjet dhe momentalisht jemi duke punuar më shumë në aspektin fizik pa top.

Nga 25 janari do të qëndrojmë në Durrës ku do të zhvillojmë fazën e dytë të përgatitjeve. Në Shqipëri sipas të gjitha gjasave pritet të zhvillojmë edhe disa takime miqësore”, tha Ismaili. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni