Home » Kampionati Kosovar » Ismaili nënshkruan kontratë me Trepçën

Ismaili nënshkruan kontratë me Trepçën

FK_TrepcaMesfushori Nuriman Ismaili edhe zyrtarisht në pjesën pranverore të Raiffeisen Superligës do të bartë fanellën e skuadrës kampione të vjeshtës, Trepçës.

Ismaili 21-vjeçar, të mërkurën, në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës ka firmosur kontratë 18 muajsh me Trepçën. Ismaili gjatë këtij viti ka luajtur në Bolivi te skuadra La Paz, ndërsa muajt e fundit i ka kaluar te skuadra e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Vëllaznimi i Strugës.

Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses U-21 të Maqedonisë. “Jam shumë i lumtur. Për mua ky është një ambient i ri dhe këtu shoh te ardhmen time për të luajtur në Evropë”, ka deklaruar Ismaili.

“Trepça është ekip me traditë dhe së bashku me Prishtinën janë më të njohurat. Do të jetë përvojë e mirë për mua, ndërsa synimi im mbetet titulli i kampionit me Trepçën”. Përveç Ismailit, drejtori i Trepçës, Eroll Vitaku, ka paralajmëruar edhe një përforcim nga jashtë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni