Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Irlanda s’dorezohet, kerkon boterorin ne FIFA

Irlanda s’dorezohet, kerkon boterorin ne FIFA

irelandEleminimi i Irlandes nga gara per Boterorin 2010 pas nje goli te parregullt te Frances, nuk e ka qetesuar vendin ishullor pasi nje tjeter kerkese ka mberritur ne zyrat e FIFA-s, pas asaj te perseritjes se takimit.

Shefi i FIFA-s, Sepp Blatter konfirmon se Irlanda ka kerkuar te jete pjesemarrese ne boteror si skuadra e 33-te. Sipas Blatter, kerkesa eshte bere ne baze te gabimit arbitrar ne rastin e faulit me dore te Henry. Edhe pse mundesia qe nje gje e tille te ndodhe eshte shume e vogel, Blatter shtoi se kjo kerkese do diskutohet ne mbledhjen ekzekutive te dites se merkure.

Ne vijim te intervistes, Blatter theksoi se ekperimenti i dy arbitrave shtese ne linjen fundore mund te aplikohet edhe ne boteror. “Kontrolli i cdo detaji gjate ndeshjes eshte nje nga prioritetet tona me te medha. Situata si ajo e Henry mund te evitohen vetem me shtimin e dy asistenteve”, thekson presidenti i institucionit me te larte te futbollit boteror.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni