Home » Kampionati Italian » Inzaghi: Ne jemi Milani, nuk mbrohemi ndaj Romës

Inzaghi: Ne jemi Milani, nuk mbrohemi ndaj Romës

inzaghi-ne-jemi-milani-nuk-mbrohemi-ndaj-rom-euml-s_hdFitorja e Milanit kundër Napolit, ka rritur apetitet e trajnerit Philipo Inzaghi në prag të përballjes së radhës kundër Romës.

Rossonerët të shtunën mbrëma do të ndeshen me Romën në ‘Olimpico’, në ndeshjen e fundit të këtij viti.

Tekniku i milanistëve në prag të përballjes me Romën, ka thënë se skuadra e tij nuk udhëton në kryeqytetin italian për tu mbrojtur. Inzaghi mendon se sfida me Romën është ndeshje thelbësore në rrugën drejt ngritjes së Milanit.

“Ne jemi Milani dhe nuk mund të shkojmë dhe të mbrohemi ndaj Romës, pres një ndeshje të madhe. Ky takim është thelbësor në rrugën tonë drejt rritjes”, ka thënë Inzaghi.

“Roma është një skuadër e madhe, por ne duhet të guxojmë. Për të fituar duhet diçka më shumë, por ne nuk kemi frikë nga askush. Futbollistët e mi janë shumë të motivuar”, tha ai.

Milani renditet në vendin e 6-të, vetëm dy pikë larg zonës Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni