Home » Kampionati Italian » Inzaghi kritikon Leonardon

Inzaghi kritikon Leonardon

Sulmuesi veteran i Milanit, Filippo Inzaghi, ka kritikuar hapur trajnerin e Interit, Leonardo për mënyrën e menaxhimit të klubit nga San Siro një vit më parë. Inzaghi ka problem me Leonardon edhe për shkak të tradhtisë pas kalimit te Interi.

“Leonardo bëri gabimi në nivel personal. Ai bëri pikërisht të kundërtën e Allegrit, i cili u lidh me lojtarët, ndërsa ishte shumë i mençur për të fituar besimin e skuadrës pa ndërhyrë ashpër për të shtrirë autoritetin e tij”.

“Gjëja më e rëndësishme për një menaxher është që t’i bëjë lojtarët për vete dhe të sjellë suksese. Strategu me të cilin jam më i afërt edhe sot e kësaj dite është Carlo Ancelotti. Ne kemi fituar aq shumë së bashku edhe pse të gjithë trajnerët e mi më kanë dhënë diçka të veçantë”, u shpreh Pippo.

 

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni