Home » Liga e Kampionëve » Interit, vetëm fitorja ia garanton kualifikimin

Interit, vetëm fitorja ia garanton kualifikimin

champi4Milano, 9 dhjetor – “Plejmejkeri” i Interit, holandezi Wesley Sneijder, do të shtrëngojë dhëmbët dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Rubin Kazanin, të fundit në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje, që zhvillohet të mërkurën (20:45) në Milano, është vendimtare, si për Interin ashtu edhe për Rubinin, pasi cilido që të fitojë do të sigurojë kualifikimin në rrethin e dytë.

Sneijder ka munguar në dy humbjet e Interit, përkatësisht nga Barcelona në Ligën e Kampionëve dhe nga Juventusi në Serie A shkaku i lëndimit. Ai ende nuk ka kuruar plotësisht lëndimin, por Interit i duhet më shumë se kurrë dhe ai ka vendosur ta ndihmojë.

Për trajnerin e Interit, Jose Mourinho, kjo mund të jetë ndeshja e fundit në krye të Interit – nëse eliminohet.
“Nëse Interi eliminohet nga Liga e Kampionëve, atëherë Mourinho do të shkarkohej në fund të këtij edicioni. Mirëpo, duke pasur parasysh stilin e tij, ai nuk do ta priste fundin e edicionit, por do të largohej menjëherë nga Interi”, ka thënë legjenda e klubit të Interit, Sandro Mazzola.

Në fakt, Mouronho nuk ka folur për mediat që kur Interi u mposht në derbin e fundjavës nga Juventusi, por deklarata e Mazzolas e ka nxitur portugezin “të shfryhet”.

“Do të flas vetëm për Ligën e Kampionëve. Nuk i frikësohemi Rubinit, sepse jemi më të mirë dhe jam i bindur se do të fitojmë. Nuk kam presion, ekipi del në fushë të fitojë dhe pikë”, ka thënë Mourinho. “Çka bën Mazzola tek Interi unë nuk e di, nuk e di as që është në klub”.

Pos Sneijderit te skuadra e Interit rikthehet edhe mbrojtësi i djathtë, braziliani Maicon, që mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të suspendimit, ndërkohë që do të mungojë rumuni Christian Chivu për shkak të dyfishimit të kartonëve të verdhë.

Kampionati i Rusisë ka përfunduar para një jave dhe skuadra e Rubin Kazan tërë javën e ka kaluar në Barcelonë duke u përgatitur për ndeshjen vendimtare me Interin. Ajo do të jetë pa mbrojtësin Roman Sharonov.

Interit do t’i mjaftonte edhe një barazim 0:0 apo 1:1 për të vazhduar tutje rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, nëse skuadra e Barcelonës nuk do të pësojë humbje në Ukrainë kundër Dynamo Kievit. Në rast të triumfit të Barcelonës, atëherë Rubin Kazanit për kualifikim në fazën tjetër i duhet të paktën barazimi 2:2 apo triumfi.

Rezultatet

t: E mërkurë (20:45)

Grupi E
Liverpool – Fiorentina
Lyon – Debreceni

1. Fiorentina 12
2. Lyon 10
3. Liverpool 7
4. Debreceni 0

Grupi F
Inter – Rubin Kazan
Dynamo K. – Barcelona

1. Barcelona 8
2. Inter 6
3. Rubin K. 6
4. Dynamo K. 5

Grupi G
Stuttgart – Unirea U.
Sevilla – G. Rangers

1. Sevilla 10
2. Unirea U. 8
3. Stuttgart 6
4. G. Rangers 2

Grupi H
Olympiacos – Arsenal
Standard – AZ Alkmaar

1. Arsenal 13
2. Olympiacos 7
3. Standard 4
4. AZ Alkmaar 3 /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni