Home » Futboll » Interi vazhdon të jetë ne vendin e parë në seria A

Interi vazhdon të jetë ne vendin e parë në seria A

eto_380x529_863071aMilano, 29 nëntor – Interi vazhdon të jetë skuadra më e fortë në Serie A. Të dielën zi-kaltrit kanë arritur të shënojnë fitore përballë Fiorentinës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Giuseppe Meazza, Interi ka dalë fitues ndaj Fiorentinës me rezultat minimal 1:0. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Diego Milito (85’) nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Interi distancohen në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë Juventus.
Pas humbjes në Ligën e Kampionëve, Juventusi është mposhtur të dielën edhe në Serie A, kësaj radhe nga Cagliari me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e luajtur në Stadio Sant’Elia, Nene kaloi vendasit në epërsi në pjesën e parë (31’), ndërsa në fund të ndeshjes (89’) Alessandro Matri fundosi shpresat e Juventusit për barazim, duke shënuar edhe golin e dytë për Cagliarin.

Pas kësaj humbjeje, Juventusi mbetet tetë pikë prapa liderit Inter, ndërsa rrezikon ta humbë edhe pozitën e dytë në tabelë, nëse Milani mposht në mbrëmje Catanian.

Në një ndeshje tjetër, Roma ka shënuar fitore me rezultat 2:1 si mysafir i Atalantas në Bergamo. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Fabio Ceravolo (13’), ndërsa për romakët barazoi sulmuesi malazez Mirko Vuçiniq, në fund të pjesës së parë (44’). Në pjesën e dytë Roma u tregua më efikase, duke shënuar edhe golin e dytë, të cilin e realizoi Simone Perrotta.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni