Home » Futboll » Interi shumë afër, së shpejti zyrtarizon Shaqirin

Interi shumë afër, së shpejti zyrtarizon Shaqirin

interi-shum-euml-af-euml-r-s-euml-shpejti-zyrtarizon-shaqirin_hdInteri është vetëm disa orë pranë finalizimit të marrëveshjes së transferimit të anësorit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Tabloidet angleze si zakonisht janë treguar jo të sakta, pasi kanë raportuar se Stoke dhe Liverpool janë pranë, por krejt tjetër raportohet nga mediat shumë të besueshme dhe serioze italiane.

Sky Sport Italia raporton se Interi ka dërguar ofertën te Bayerni prej 12 milionë euro të holla që duhet të paguhen në qershor, plus bonus një milion euro në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve, e dy milionë të tjera menjëherë në ‘dorë’ për huazimin deri në qershor, ku më pas Interi do të obligohet ta blejë lojtarin, transmeton Telegrafi.

Oferta ka arritur me faks në zyret e Bayernit në Sabener Strasse, teksa drejtorët e Interit, Marco Fassone dhe Piero Ausilio janë në pritje të përgjigjes së Bayernit për të fluturuar në Munich me urgjencë dhe për të mbyllur marrëveshjen.

Mancini e dëshiron Shaqirin në formacion qysh për ndeshjen ndaj Genoas dhe prandaj po nxitohet arritja e marrëveshjes.

Liverpooli mbetet ende në garë seriozisht, por vetëm nëse rrit ndjeshëm ofertën për Bayernin, pasi vet Xherdan Shaqiri ka marrëveshje personale të nënshkruar me Interin.

Por, duket se Liverpooli është dorëzuar për lojtarin dhe po kërkon në horizonte të tjera pasi s’ka arritur t’i garantojë pozitën e startuesit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni