Home » Futboll, Kampionati Italian » Interi në takim me agjentin e Shaqirit, gati transferimi

Interi në takim me agjentin e Shaqirit, gati transferimi

interi-n-euml-takim-me-agjentin-e-shaqirit-gati-transferimi_hdInteri pas transferimit të Lukas Podolskit që vetëm po pret zyrtarizimin, duket se e ka bërë gati edhe super transferimin e radhës e ai është anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri.

La Gazzetta dello Sport konfirmon se drejtori i Interit, Piero Ausilio ësht ënë takim me vëllain e Xherdan Shaqirit në qendrën stërvitore të Interit në Appiano Gentile, tranmeton Telegrafi.

“Interi është në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për Podolskin dhe tashmë po negocion me Shaqirin. Mancini dëshiron së paku dy lojtarë të fortë në krah dhe drejtorët po tentojnë ta kënaqin trajnerin”.

“Erdin Shaqiri, vëllai dhe agjenti i Xherdanit është tashmë në qendrën stërvitore në Appiano Gentile dhe Bayerni ka lënë të hapur opsionin për një huazim. Transferimi mund të realizohet”, ka thënë një burmi për gazetën italiane.

Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni