Home » Futboll » Interi interesohet për Podolskin

Interi interesohet për Podolskin

podolski-te-interi_hdTrajneri i Interit, Roberto Mancini, ka pranuar se Nerazzurrët duan nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit, Lukas Podolski.

Futbollisti gjerman pritet të largohet nga Emirates, ndërsa klubi italian do të bëjë ofertë zyrtare gjatë janarit.

“Podolski është një lojtar i mirë”, ka theksuar Mancini për Sport Mediaset, transmeton Telegrafi.

“Ai është pjesë e listës së lojtarëve që jemi duke i përcjellë, prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar trajneri.

Lassana Diarra i Lokomotiv Moskës është një tjetër shënjestër e Interit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni